Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

5coins: Spend Everyday, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
5coins është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të ruani statistika në lidhje me shpenzimet që keni gjatë një muaj. Ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe sot keni mundësinë ta shkarkoni falas.


J-Werewolf: Ep 1, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
J-Werewolf është një lojë e ndërtuar mbi një ambjent grafik i cili kujtojn lojërat e viteve 90'. Duhet të ndihmoni një vajzë të zbulojë misteret e krijesave që zbritën nga qielli. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Defender City, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Defender City është një lojë strategjike ku detyra juaj është të mbroni fortesën e qytetit tuaj nga sulmet. E veçanta e kësaj loje qëndron në grafikën e saj pasi gjithçka është e vizatuar me dorë mbi një letër fletoreje.


2 Things at Once, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
2 Things at Once është një lojë me temë kuic e cila do të vërë në lëvizje mëndjen tuaj. Ajo është krijuar për të stërvitur dy hemisferat e trurit në mënyrë që ai të jetë gjithmonë aktiv. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


EverFont PRO, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
EventFont Pro është një program në të cilin do të gjeni informacione edhe modele të ndryshme shkrimesh të cilat mund ti përdorini më pas kudo, në stilimet e dokumentave dhe jo vetëm.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment