Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- SayHi Translate, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
SayHi Translate është një program i cili na jep mundësinë të përkthejmë çdo fjali në rreth 100 gjuhë të ndryshme. Nëse po kërkoni një program për të mësuar gjuhë të huaja, atëherë ky program është i duhuri dhe sot mund ta merrni falas.


Sudoku Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sudoku Pro Edition është një lojë në të cilën ju do të luani lojën e famshme sudoku në nivele mjaft të vështira të cilat do të vënë mëndjen në lëvizje. Nëse jeni të apasionuar pas kësaj lojë atëher ja vlen ta shkarkoni në iDevice.

Widget Calendar, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Widget Calendar është një program i cili do të sjellë në Qëndrën e Njoftimeve të iOS, funksionin e kalendarit. Duke klikuar mbi ditët e muajit ju mund të shikoni të gjitha event e programuara për atë ditë. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment