Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Tiny Plane, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tiny Plane është një lojë në të cilën ju do të drejtoni një avion pafundësisht, duke mbledhur të gjitha monedhat dhe evituar të gjitha rreziqet që gjënden në rrugën tuaj. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Data Widget, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Data Widget është një program mjaft i dobishëm i cili do t'u tregojë një idikator në lidhje me të dhënat totale të harxhuara nga paketa juaj e internetit që keni blerë nga kompania telefonike. Programi nuk kërkon lidhje me internet, nuk konsumon baterinë si edhe është mjaft i thjeshtë për tu përdorur.


- Jump Jack, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Jump Jack është një lojë në të cilën do ndihmoni personazhin e lojës të shpëtojë vajzën e tij nga rrëmbimi. Loja ofron argëtim të pa krahasueshëm ku ju duhet të hidheni vertikalisht, duke evituar të gjitha pengesat që shfaqen gjatë udhëtimit. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment