Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ace Photojus Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Ace Photojus Pro është një program mjaft profesional për modikimin e fotove. Ai ju jep mundësinë ti modifikoni ato sipas fantazisë duke ju vënë në dispozicion mbi 50 efekte të ndryshme. Ja vlen ta merrni këtë program sepse e gjeni falas vetëm për një periudhë kohe të limituar.


BlackCam: Black&White Camera, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
BlackCam është një program mjaft profesional për përpunimin e imazheve. Ai do ti transfojmojë fotot tuaja në art të vërtetë me ngjyrat bardh e zi. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë ne jua këshillojmë ta merrni këtë program.


Peter Potato, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Peter Potato është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të kalojë me sukses të gjitha aventurat që do ti duhet të përballojë për të arritur objektivin e tij,  i cili është të shmangë Colin Carrot.


AcePlayer: Powerful Media Player, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
AcePlayer është një program i cili na lejon të riprodhojmë file video dhe muzikorë në iPhone ose iPad. Më ekzaktësisht ky program na lejon të shikojmë file në streaming, të shkarkojmë në iDevice çdo lloj formati dhe ta ekzekutojmë. Gjithashtu mund të shkarkojmë ose ngarkojmë file nëpërmjet protokollit FTP. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


Flight Fight 2, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Flight Fight është një lojue mjaft e bukur me aksion, ku ju duhet të luftoni me anije luftarake fluturuese kundra bandave kundërshtare që duan të pushtojnë qytetin. Do të keni mundësi të luani në rreth 90 nivele të ndryshme dh për të fituar duhet të eliminoni të gjithë anijet fluturuese kundërshtare.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment