Vodafone Books është aplikacioni më i ri i Vodafone Albania për iPhone, që ofron një biblotekë dixhitale të pasur me libra dixhital dhe në versionin audio dh enë gjuhën e shenjave duke i dhenë kështu akses në botën e leximit edhe komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë apo nuk shikojnë.

Vodafone Books u prezantua për herë të parë muaj më pare në panairin e librit duke sjellë pranë klientëve një risi të përqasjes me librin nëpërmjet teknologjisë dhe duke i dhenë mundësi lexuesve të zgjedhin mes njëshumëllojshmërie librash dhe të krijojnë bibliotekën e tyre dixhitale, të cilën mund ta aksesojnë lehtësisht kurdo dhe kudo që ndodhen.

Mbi 130 libra të letersisë së huaj dhe shqipe mundtë shfletohen lehtësisht në version dixhital nga aplikacioni  “Vodafone Books” ndëkohë që numri i tyre rritet cdo muaj duke i shtuar edhe mundesinë e aksesit të librave edhe në versionin audio dhe gjuhën e shenjave.

Vodafone Books numëron më shumëse 4500 shkarkime librash të ndryshme dhe pak ditë pas prezantimit të versionit audio për leximin e librave, numri i shkarkimeve është rritur ndjeshëm. Vodafone Albania shfrytëzon cdo herë edhe më shumë mundësitë që ofron teknologjia për të ofruar produktet dhe shërbimet më të dobishme për klientet. Vodafone Books ështe një tjetër dëshmi e përgjegjshmërisë se Vodafone Albania ndaj komunitetit.

Për të nisur rrugëtimin me këtë mënyrë novatore të të lexuarit, përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacionin “Vodafone Book” në playstore për Android dhe App Store për iOS dhe të nisin menjëherë shfletimin e librave të tyre të preferuar

Vodafone Books është i disponueshëm falas në App Store. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment