Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një aksesor të dobishëm për të gjithë ju që keni nevojë të karkoni shpesh baterinë e iDevice. Pikërisht për këtë nevojë, kompania Vinsic ka krijuar një karikues baterie të  transportueshëm i cili është në gjëndje të karikojë çdo iDevice shumë shpejt dhe disa herë.

Produkti përmban një bateri e cila mund të magazinojë deri në 20000 mAh dhe kjo sasi rryme është në gjëndje të karikojë një iDevice, mesatarisht deri në 6 herë. Gjithashtu dimensionet e saj janë mjaft të favorshme për tu transportuar kudo që jeni. Për t'ju informuar për sasinë e energjisë së mbetur në aparat, produkti ka një ekran i cili tregon sasinë e mbetur në përqindje.

Nëse dëshironi ta blini këtë produkt mund të shkoni në këtë faqe dhe kosto totale e produktit është rreth 40$. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment