Viti 2017 do të jetë viti në të cilin iPhone mbush 10 vjet që nga koha e publikimit të tij për herë të parë në treg. Për të festuar këtë event ekspertët mendojnë se Apple do të sjellë në versionin e ardhshëm një funksion mjaft inovativ i cili do ta bëjë këtë produkt akoma më dashur për të gjithë.

Skanimi i syrit do të jetë teknologjia e ardhshme që do të gjejmë në iPhone dhe kjo pritet të ndodhë vitin që vjen. Kjo teknologji do të shfrytëzojë informacionin e marrë nga zona e iridës ose iris në syun e njeriut e cila është unike tek çdo person. Kjo do të sigurojë në mënyrë absolute marrjen e informacionit të papërsëritshëm, i cili mund të shfrytëzohet në shumë funksione të cilët i përkasin sigurisë dhe jo vetëm.

Akoma nuk është e qartë mënyra se si kjo teknologji do të ndërtohet por ekspertët janë të bindur se kompania Xintec do të nisë prodhimin në masë të sensorëve për të marrë informacionin unik nga irida. Fund viti i 2017-tës do të sjellë këtë teknologji edhe në iDevice të kompanisë Apple e cila feston gjithashtu edhe 10 vjeçarin e iPhone. A mendoni se  kjo teknologji do të jetë e dobishme në jetën e përditshme? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment