iOS 10 është i pasur me funksione të reja, të lidhura sidomos me iMessage dhe aplikacionin Photos. Sistemi i ri operativ mund të instalohet në të gjitha pajisjet duke filluar nga iPhone 5 e më pas, megjithëse modelet më të vjetra mund të kenë ndonjë ngadalësim të vogël. Le të shohim sëbashku se si ta zgjidhim këtë problem.
Limitoni Widgets
Me iOS 10, widgets janë bërë më të rëndësishëm dhe më të rëndë. Nëse vini re ndonjë ngadalësim, një ide e mirë do të ishte të limitonit numrin e widgets që ngarkohen në lockscreen. Për ta bërë këtë, mjafton të shkoni tek faqja e dedikuar widgets, të zbrisni poshtë dhe aty mund të modifikoni dhe fshehni të gjithë ato që nuk i përdorni.
Lironi pak hapësirë
Nëse nuk keni shumë hapësirë, pajisja juaj mund të punojë më ngadalë. Kështu, për të parë se sa hapësirë keni shkoni në Settings > General > Storage & iCloud Usage dhe zgjidhni Manage Storage nën skesionin Storage. Aty do ta shihni se sa shumë hapësirë keni përdorur dhe nëse nuk keni hapësirë mjaftueshëm, atëherë shkoni tek fotot dhe videot dhe fshini gjërat e panevojshme.
Ndalni shkarkimet automatike
Aplikacionet e përditësojnë veten në prapavijë, duke ua lehtësuar punën që t’i përditësoni vetë ato. Por përditësimi i aplikacioneve në sfond është një proces që e prekë CPU-në e pajisjes tuaj. Ju mund ta ndalni këtë veçori dhe t’i përditësoni aplikacionet në mënyrë manuale në aplikacionin App Store. Për ta bërë këtë shkoni në Settings > iTunes & App Store dhe ndaleni Updates në seksionin Automatic Updates.
Ndaleni rifreskimin e aplikacioneve në sfond
Aplikacionet rifreskojnë përmbajtjen e tyre në sfond. Për shembull, Facebook përditëson përmbajtjet në mënyrë automatike pa pasur nevojë që ju ta bëni këtë duke hyrë në aplikacion. Por, kjo sigurisht se e rëndon CPU-në. Për ta ndalur këtë, shkoni në Settings > General > Background App Refresh dhe klikojeni goglën për ta ndalur. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment