Dërgimi i shënimeve të shkruara me shkrim dora është ndoshta një nga gjërat më të thjeshta që mund të bëni nëpërmjet aplikacionit të mesazheve në iOS 10. Gjatë një bashkëbisedimi, për të përdorur këtë funksion nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të rrotulloni iPhone-in në "landscape".


Për ata që po përdorin një iPhone 6 dhe iPhone 6s, ndërfaqja për të shkruar do të shfaqet automatikisht, ndërsa për ata që përdorin një iPhone 6 Plus ose 6s Plus do të duhet të klikojnë një buton që ndodhet në këndin e poshtëm majtas në ekran.


Pasi të hapet dritarja e mësipërme mund të shkruani mesazhin tuaj duke përdorur gishtërinjtë. Nëse ju nevojitet më shumë hapësirë, mjafton të bëni një swipe në drejtim majtas me dy gishta. Kur të keni mbaruar klikoni butonin që ndodhet djathtas lart. Më pas munda ta dërgoni atë ose të shtoni një tekst tjetër. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment