Janë publikuar rezultatet e para benchmark për proçesorin e iPhone 7, A10 Fusion. Ky benchmark i realizuar në proçesorin A10 Fusion të iPhone 7 Plus arrin 3233 pikë në single core dhe 5363 në multi-core. Këto të dhëna konfirmojnë deklaratat e Apple: shumë më i fuqishëm se modelet paraardhës.


Një rezultat që e tejkalon edhe proçesorin A9X të iPhone Pro. Konfirmohen 3GB RAM në modelin iPhone 7 Plus. Natyrisht, këta janë rezultate paraprake dhe mund të ndryshojnë. Performancat reale të pajisjeve do të testohen më vonë, dhe atëherë do të kemi edhe një ide më të saktë për sa i përket kapacitetit të proçesorit A10 Fusion. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment