Shkaku kryesor i shpërthimit të disa modeleve Galaxy Note 7 nëpër botë mund të jetë Apple! Sipas një raporti të publikuar nga Bloomberg, nxitimi për të lançuar Note 7 përpara modelet të ri iPhone e ka shtyrë Samsung-un të lëshojë në treg një "eksploziv" përpara kohe.

Udhëheqësit e Samsung, përfshirë këtu edhe përgjegjësin mobile D.J. Koh, kanë vendosur të përshpejtojnë lançimin e Galaxy Note 7 për të surprizuar konsumatorët dhe për ta shfrytëzuar atë në avantazh ndaj Apple. Për këtë arsye, i kanë detyruar furnizuesit të ngushtojnë kohën e prodhimit, pavarësisht risive hardware të pajisjes.

Për Samsung, lançimi i Note 7 përpara iPhone 7 do të shënonte dështimin e Apple. Por ndonjëherë ngutja nuk sjellë asgjë të mirë dhe ja që shumë bateri të montuara në Note 7 shpërthejnë kur janë në karikim.

Një dëm i madh ekonomik dhe në imazh për Samsung, ai që duhet të ishte shkaku i dështimit të iPhone 7 mund të bëhet promovuesi kryesor i tij... /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment