Motion Stills është aplikacioni më i ri i Google, që transformon Live Photos në GIF të animuar ose në video klip. Në këtë mënyrë Live Photos që krijoni në iPhone 6s dhe 6s Plus mund t'i ndani edhe me miqtë tuaj që nuk kanë një pajisje të tillë.

Karakteristikat kryesore të aplikacionit: 

  • Transformon le Live Photos në video clip, duke shfrytëzuar një teknologji me stabilizator optik të integruar brenda aplikacionit;
  • Shpërndani Live Photos si imazhe GIF të animuara, pa asnjë limitim;
  • Shfaqni në një faqe të vetme të gjitha Live Photos dhe i shikoni në auto-play;
  • Krijoni filmime duke kombinuar midis tyre Live Photos. 

Motion Stills është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment