Në këtë artikull do t'ju sjellim disa këshilla të cilat do të përmirësojnë jetëgjatësinë e baterisë me një karikim, në iDevice ku ekzekutohet iOS 10. Që nga publikimi i parë, shumë përdorues janë ankuar për shpejtësinë me të cilën bateria shkarkohet nga një karikim. Për të përmirësuar këtë gjë, ja cilat janë disa nga gjërat që mund të bëni:

Limitoni shërbimin e Location
Shumë programe që ju instaloni kërkojnë shërbimin e Location, dhe ky funksion me siguri konsumon bateri edhe pse ju nuk po e përdorni atë. Duke vajtur tek menu-ja Settings -> Privacy -> Locations Settings, mund të ç'aktivizoni këtë shërbim për programet që nuk ju duhet.

Intensiteti i dritës së ekranit
Edhe ky funksion konsumon baterinë nëse intensiteti i dritës së ekranit është në maksimum. Në lidhje me këtë, ne ju këshillojmë të përcaktoni mënyrën automatike të rregullimit të intensitetit. Ky funksion mund të menaxhohet nga menu-ja Settings -> Display & Brightness

Bllokimi i sistemit në intervale kohe më të shkurtra
Funksioni Lock i iOS ndodh në një interval kohe të përcaktuar, nga momenti që ju nuk po e përdorni. Duke ulur intervalin e kohës, sistemi do të bllokohet më shpejt nga momenti që nuk po përdoret më, duke kursyer kështu baterinë. Funksioni Lock mund të rregullohet duke vajtur tek menu-ja: Settings -> Display & Brightness -> Auto-Lock

Limitimin e programeve që përditësohen në Background
Shumë programe që instaloni në sistemin operativ, vazhdojnë të kryen funksionin e tyre edhe kur nuk po i përdorni, pra kur ndodhen në Background. Duke limituar shumë nga këto programe që të mos përditësojnë veten e tyre kur ndodhen në këtë status, mund të përmirësoni ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë. Për të menaxhuar programet që ekzekutohen edhe në Background duhet të shkoni në menu-në: Settings -> General -> Background App Refresh

/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment