iPhone 7 duket se fsheh shumë komponentë fizikë të cilët nuk i kemi parë tek versionet e kaluara të këtij produkti. Një ndër ato është edhe sensori i barometrit i cili lejon matjen e lartësisë ose thellësisë, dhe është vendosur pikërisht në vëndin e liruar nga heqja e kufjeve Jack.

Ekzistenca e këtij sensori është zbuluar nga iFixit dhe Chipworks të cilët kanë zmontuar një iPhone 7 dhe ajo që ka rënë në sy ka që chip-i haptic i cili realizon sensorin e forcës dhe një kuti e zezë e ngjitur me box-in e majtë. Funksioni i saj është qartësuar nga vetë Apple.

Sipas saj, ajo kuti përmban sensorin e barometrit dhe një mikrofon dytësor. Integrimi i këtij sensori është bërë për të mbrojtur iPhone nga depërtimi i ujit në brëndësi të chip-eve. Sipas drejtuesve të Apple, funksioni i rrezistencës ndaj ujit duhet të ishte sa më preçiz dhe ky sensor ndihmon pikërisht në këtë drejtim. Duke matur thellësinë sensori dërgon të dhëna në sistemin operativ ku ai më pas do t'ju njoftojë nëse kompontentët e brëndshëm mund të kompromentohen nga thellësia e arritur. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment