Në këtë artikull do t'ju sjellim një test mjaft interesant të bërë nga portali EverythingApplePro i cili ka vënë në provë aftësinë e iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S7, për ti rrezistuar ujit. iPhone 7 vlerësohet me standarting IP67 dhe Samsung me IP68, përsa i përket rrezistencës ndaj ujit. Pikërisht për të verifikuar këtë kualitet, të dy produktet janë zhytur në thellësi të njëjta dhe për një kohë të caktuar.

Testi i parë është bërë duke i zhytur ato në thellësinë 3 metra për 5 minuta dhe rrezultati ka qënë i kënaqshëm për të dy produktet të cilët kanë vazhduar të funksionojnë si më parë.

Më pas ato janë zhytur në thellësinë nga 6 deri në 9 metra për 5 minuta të tjerë. Në këtë pikë Samsung S7 ka nisur të ristartohet automatikisht ndërsa iPhone 7 është nxjerrë me funksionin e Asistentit Siri, të aktivizuar.

Testi i fundit i bërë ka qënë zhytja në thellësinë prej rreth 11 metra për 5 minuta. Ky test ka rrezultuar fatal për Samsung S7 i cili është nxjerrë i fikur nga thellësia, ndërsa iPhone 7 është nxjerrë funksional por gjithmonë me Asistentin Siri të aktivizuar pas asnjë arsye. Gjitashtu iPhone 7 ka shfaqur probleme me sensorin Touch ID dhe një flluskë në ekran por ditën e nesërme këto probleme nuk ishin më prezent.

Këtë test mund ta shikoni edhe në videon e këtij artikulli, ku tregohet qartë se iPhone 7 është më rrezistent se Samsung S7, përsa i përket impaktit me ujin në thellësi të ndryshme.



/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment