iPhone 7 Plus ka sjellur dy kamera në një dhe tani me lançimin e sistemit iOS 10.1 beta, tipari i portreteve vjen në këtë pajisje. MacRumors ka realizuar një video në të cilën shihet tipari ‘Portrait Mode’ në aksion, në telefonin më të ri të Apple.


Deri tani ende nuk dihet se kur ky tipar do të jetë i përdorshëm për përdoruesit e zakonshëm të telefonit. Për momentin, ky tipar është i gatshëm vetëm për zhvilluesit e aplikacioneve. Megjithatë, sipas spekulimeve, programi beta i iOS 10 do të bëhet publik për përdorim të përgjithshëm javën e ardhshme.

Për të parë nga afër se si funksionon kamera në modulin e portreteve, mund të shihni videon e mëposhtme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment