Është ndaluar përdorimi i Samsung Galaxy Note 7 gjatë fluturimeve nga frika e ndonjë shpërthimi të mundshëm Administrata Federale e Aviacionit (FFA), të Martën i këshilloi të gjithë udhëtarët të mos e ndiznin apo karikonin telefonin e tyre Samsung Galaxy Note 7 ndërkohë që ishin në bordin e avionit, nga frika e ndonjë shpërthimi ose zjarri të mundshëm.
“Për shkak të incidenteve dhe shqetësimeve të shprehura së fundmi mbi Galaxy Note 7, Administrata Federale e Aviacionit i udhëzon rreptësisht të gjithë pasagjerët që të mos e karikojnë, as të mos e ndezin atë në bordin a avionit dhe të mos e vendosin gjithashtu në valixhet e tyre,” tha FFA në një deklaratë.
Po të Martën, Australia ndaloi përdorimin e këtyre telefonave gjatë kohës së fluturimit për pasagjerët, në përgjigje të rritjes së sigurisë gjatë udhëtimit. Samsung nuk iu përgjigj ftesës mbi një koment për këtë. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment