EaseUS, një kompani me të cilën bashkëpunojmë shpesh, ka vendosur të realizojë një promocion të ri për lexuesit e faqes tonë me rastin e lançimit të iPhone 7 në treg. Bëhet fjalë për MobiSaver, një program profesional për rekuperimin e materialeve të fshira aksidentalisht nga iPhone dhe pajisjet e tjera iOS. Ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të ofertës.

EaseUS MobiSaver është programi ideal për rekuperimin e materialeve të humbura në iPhone, iPad dhe iPod touch. Është shumë i thjeshtë për t'u përdorur dhe i plotë: mund të rekuperoni kontaktet, mesazhe, foto, video ose çdo material tjetër të fshirë pa dashje nga një pajisje iOS, nga ndonjë përditësim ose dëmtim i pajisjes.


Mund të rekuperoni materiale të fshira aksidentalisht, pas një virusi, një formatimi, nëse ju shfaqet logoja e bardhë e Apple, pas një përditësimi ose një jailbreak të shkuar keq, probleme në sistem pasi keni harruar password-in, etj...

EaseUS MobiSaver për Mac ofron tre modele të ndryshme për rekuperimin e materialeve të humbura. 

  • Rekuperoni nga pajisja iOS - Bëni një scan të iPhone/iPad/iPod touch për të rekuperuar materialet e humbura. 
  • Rekuperoni nga një Backup në iTunes - Rekuperoni materialet e humbura nga një backup që keni ruajtur në iTunes.
  • Rekuperoni nga një Backup në iCloud - Rekuperoni materialet e humbura nga një backup që keni ruajtur në iCloud. 

Mund të rekuperoni materiale edhe nga WhatsApp 

EaseUS MobiSaver ju ndihmon të trasferoni të gjitha materialet e WhatsApp nga iPhone në kompjuter. Mund të rekuperoni mesazhet, fotot dhe videot direkt nga iPhone, një backup në iTunes dhe iCloud.

Për më tepër informacion rreth programit, ju ftojmë të vizitoni faqen e saj zyrtare këtu. Versioni Pro i MobiSaver kushton $59.95 por sot mund ta shkarkoni falas falë ofertës që ka bërë kompania EaseUS në bashkëpunim me iPhoneAlbania. 

    0 komente:

    Post a Comment