Apple ka prezantuar bashkë me iOS 10 versione 3 të watchOS i cili vjen me disa funksione të reja dhe përmirësime. Siç u tha në eventin e datës 7 Shtator watchOS do të sjellë përmirësime të ndjeshme përsa i përket performancës dhe do të jetë më i thjeshtë për tu përdorur.
Disa nga funksionet më interesante të watchOS janë:
Performancë më të shpejtë dhe përdorim më i thjeshtë
Tashmë nëpërmjet rrëshkitjes së gishtit nga poshtë/lart mbi ekran, sistemi operativ do të tregojë Qëndrën e Kontrollit nga ku mund të kontrolloni shumë funksione të orës dixhitale. Gjithashtu duke shtypur butonin anësor mund të shkoni tek programi i preferuar.
Tema dhe një galeri të re
Tashmë mund të zgjidhni temën tuaj të preferuar midis shumë temava të cilat ofrohen nga sistemi operativ. Gjithashtu mund të vendosni në fokus programin tuaj të preferuar i cili do të marrë më shumë hapësirë në ekran.
Zhbllokimin i Mac në distancë dhe funksioni i aktiviteteve
Nëse jeni pranë një Mac, ai do të aktivizohet automatikisht dhe nuk do të keni nevojë për të hyrë në sistemin e tij me një fjalëkalim. Tjetër element i ri është edhe funksioni i Aktiviteteve i cili i lejon përdoruesit të marrë njoftime në kohë reale.
Telefonatat SOS
Tashmë nëpërmjet Apple Watch mund të bëni telefonata SOS nëse jeni në vështirësi, duke mbajtur shtypur butonin anësor të orës.
Programi Breath
Programi në fjalë ju mëson se si të rregulloni frymëmarrjen për reduktuar në minimum stresin e akumuluar.
Për të instaluar këtë version të watchOS duhet të keni një iPhone të përditësuar në versionin 10 të iOS. Më pas duhet të hapni programin Watch nga iPhone dhe të shkoni tek General -> Software Update. Për të bërë përditësimin duhet të keni të paktën 50% të baterisë. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment