Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Golden Trails 2, nga 4.49€, falas. /iPad
Goden Trail 2 është një lojë mjaft e bukur për iPad në të cilën ju do të luftoni me piratë të tjerë për të gjetur thesarët e fshehur. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e thjeshtë të luftoni dhe të fitoni me kundërshtarët.


Drop The Chicken 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


HappyTruck, nga 1,79€, Falas /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të ngisni kamionin që sjell frutat në pazar, duke evituar pengesat që du ju bëjnë të humbni kohë.


- Captain Legend, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Captain Legend është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të luftoni në missione të ndryshme për të shpëtuar qytetin. Mund të zgjidhni midis disa personazheve ku secili nga ato ka karakteristika të ndryshme luftuese.


Anodia: Unique Brick Breaker, nga 2,69€, Falas /iPhone, iPad
Në këtë lojë topi nuk do të thyejë thjeshë disa blloqe, por objektet do të ndryshojnë nga njëri nivel në tjetrin. Llampa, pemë, forma gjeometrike, etj: Anodia ofron ambiente të ndryshme për të gjitha shijet. Dhe ndryshimet nuk janë thjeshtë estetike. Të gjitha këto pengesa reagojnë në mënyra të ndryshme me topin. Loja është mjaft argëtuese dhe ju këshillojmë ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment