Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Tower Balance, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tower Balance është një lojë mjaft e bukur për tu luajtur në kohën e lirë. Qëllimi i lojës është mjaft i thjeshtë, duhet të vendosni kuti mbi njëra tjetrën dhe të mbani ekuilibrin e botës në mënyrë që ato të mos rrëzohen. Sa më shumë kuti vendosni mbi njëra tjetërn, aq më shumë pikë fitoni.


- Sketch Me! Sketch&Cartoons, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sketch Me është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni imazhet duke i aplikuar efekte grafike të cilat do ti bëjnë të duken sikur janë vizatuar me dorë. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


- AirPhoto Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AirPhoto Pro është një program i cili ju jep mundësinë të siguroni fotot tuaja duke i aplikuar fjalëkalime, në mënyrë që atë të aksesohen vetëm nga ju. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar.


- World Airport Board, nga 3.79€, falas. /iPhone
World Airport Board është një progam mjaft i dobishëm i cili ju jep informacione me nisjet dhe mbërritje nga 17 mijë aeroporte nga e gjithë bota, ku gjithçka ndodh në kohë reale. Gjitashtu programi është edhe mjaft i thjeshtë për tu përdorur. Ja vlen ta merrni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment