Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- System Activity Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
System Activity Monitor është një program i dobishëm për të monitoruar performancën hardware të iPhone. Programi do ju informojë në lidhje me memorien Ram që po konsumohet, hapësirën e zënë të  memories fikse si dhe informacione të tjera në lidhje me sensorët. Ja vlen ta merrni këtë program.


- EnigmOn 2, nga 1.79€, falas. /iPhone
EnigmOn 2 është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të vendosni në provë çdo njohuri për të zgjidhur enigmat e çdo niveli. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën e lirë.


Office Story, nga 2.99€, falas. /iPhone, iPad
Office Story është një lojë mjaft e bukur dhe inovative ku ju duhet të nisni të ndërtoni kompaninë tuaj duke filluar nga asgjëja. Do të bëni takime me njerëz të rëndsishëm për të promovuar punën tuaj derisa të bëheni një kompani e rëndësishme. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


ezColor, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
ezColor është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që pëlqeni të modifikoni fotot edhe ti publikoni ato në rrjetet sociale. Ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur edhe do t'ju ofrojë mundësinë ti aplikoni imazheve shumë efekte grafike. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment