Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- AceCam Love Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
AceCam Love Pro është një program i cili ju jep mundësinë ti shtoni efekte grafike fotove që publikoni në rrjetin social Instagram. Për një periudhë të limituar mund ta merrni atë falas.


- Yxplayer, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Yxplayer është një program mjaft i dobishëm për të parë çdo lloj formati video në iDevice pa patur nevojë ta konvertojmë atë më parë. Nëse deri tani keni kërkuar një program i cili kryen pikërisht këtë funksion, nxitoni ta shkarkoni atë.


- Yconvert Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone
Yconvert Pro është një program i cili sjell në iPhone një konvertues të njësive matëse. Në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe të shpjetë mund të konvertoni një vlerë në një tjetër . Sot ky program mund të shkarkohet falas.


Cutie Mini Monsters, nga 2.89€, falas. /iPhone
Cutie Mini Monster është një  program për fëmijë ku do të mësojnë të zgjidhin puzzle të thjeshtë por plot me enigma ku ato do të zbaviten pa fund. Ja vlen ta provoni këtë program në qoftë se doni të argëtoni fëmijët.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment