Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- AG Drive, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ag Drive është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të garoni me avionë fluturues  në pista prej xhami, sipër mbi qiej. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur e cila do t'ju japë më shumë argëtim. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Parker Planner, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Parker Planner është një program i cili do t'ju japë mundësinë të krijoni shënime në mënyrë mjaft të thjeshtë. Gjatë krijimit të shënimeve do të keni në dispozicion edhe një kalendar i cili do të shpejtojë mbajtjen e shënimeve. Ja vlen ta merrni këtë program.


Medical Hospital IV, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mental Hospital është një lojë mjaft e bukur por edhe impenjuese, ku ju duhet të gjeni një rrugë për të dalë nga spitali ku ndodheni. Gjatë lojës do t'ju duhet të përballeni me sfida mendore që nuk do t'ju lejojnë të vazhdoni rrugën i qetë.


- Mysteriez: Hidden Numbers, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mysteriez është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku detyra juaj do të jetë vetëm zbulimi i numrave në sfondet që shfaqen në çdo nivel. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment