Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Monster vs Sheep, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Monster vs Sheep është një lojë me aventurë ku detyra juaj do të jetë të ushqeni një krijesë të frikshme me delet të cilat kanë pushtuar qytetin tuaj. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Translator Pro, nga 5.79€, falas. /iPhone
Translator Pro është një program mjaft profesional i cili na jep mundësinë të përkthejmë një fjalë në shumë gjuhë të botës. Në qoftë se jeni një person i cili udhëtoni shumë, atëher ja vlen ta merrni këtë program.


- Tommy's Farm, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Tommy's Farm është një program argëtues për fëmijë, ku ato do të mësojnë shumë gjëra për fermat bujqësore duke ndihmuar Tomin të mbarojë të gjitha punët në fermën e tij. Ja vlen ta merrni këtë program.


Aureus, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Aureus është një një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të reshtoni elementë të të njëjtit tip, horizontalisht ose verticalisht. Gjithashtu kjo lojë mund të luhet online edhe me miqtë tuaj. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment