Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dark Arcana: The Carnival, nga 0.89€, fala. /iPhone, iPad
Dark Arcana është një lojë me temë kuic ku ju duhet të ndihmoni qytetin ku banoni të shpëtojë nga një vrasës i pamëshirshëm, që ka ardhur së fundmi aty. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë të arrini tek objektivi para se ai të vrasë njerëz të tjerë.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


- Work Time, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Work Time është një program i cili do të mbajë të organizuar të gjitha eventet apo shënimet që keni nevojë gjatë punës, në mënyrë mjaft intuitive. Vetëm me pak klik do të keni mundësinë të shikoni eventet ditore, parashikimin e mototit në qytet si dhe shumë informacione të tjera. Ja vlen ta merrni këtë program.


Chain Breaker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Chain Breaker është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të thyeni zinxhirët për tu arratisur sa më larg nga vëndi ku ju mbajnë të mbyllur. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë edhe gjatë rrugës do të gjeni shumë vështirësi.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment