Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Euclidea 3, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Euclidea 3 është një program mjaft i dobishëm në të cilin do të gjeni zgjidhje për shumë probleme gjeometrike. Çdo zgjidhje shpjegohet në mënyrë interaktive kështu që do të jetë mjaft e thjeshtë ta kuptoni atë. Sot mund ta merrni falas këtë program.


- Talk to the world, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Talk to the world është një program mjaft i dobishëm nëse duhet të udhëtoni në një nga vëndet që gjënden në listën e gjuhëve që ai suporton. Për çdo gjuhë, ai ju jep mundësinë të gjeni të përkthyera në gjuhën angleze shumë shprehje që mund t'ju duhen gjatë qëndrimit në vëndin që po vizitoni. Sot këtë program mund ta merrni falas. 


- Six Towers Plus, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Six Towers Plus është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju duhet të vendosni blloqet mbi njëri tjetrin sipas numrave, por me sa më pak lëvizje. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë. Sot mund ta merrni falas këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment