Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Jet Ball Arkanoid, nga 1.79€, falas. /iPhone
Jet Ball Arkanoid është një lojë ku ju duhet të shkatërroni të gjitha blloqet me ngjyra duke i goditur ato me sferat që i kontrolloni ju. Për të kaluar në nivelin tjetër ju duhet ti shkatërroni ato sa më shpejt. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- CubicToDo, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
CubicToDo është një program i dobishëm për të gjithë i cili sjell në iDevice mundësinë për të patur një ditar virtual. Veçantia e këtij programi qëndron në dizajnin grafik pasi çdo funksion shfaqet në faqet e një kubi që rrotullohet sikur të ishte në 3 dimensione.


- PC Hud, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
PC Hud është një program i cili na jep mundësinë të monitorojmë performancën hardware të një ose më shumë PC nëpërmjet grafikëve. Pasi të konfiguroni lidhjen me PC e preferuar mund të monitoroni konsumin e proçesorit apo memories RAM.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment