Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ball Alien, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ball Alien është një lojë me temë kuic ku ju duhet të zbuloni sekretet e një anije aliene e cila endet në universin e pafund. Duhet zbuloni origjinën e saj dhe arsyet pse ajo gjëndet në këtë udhëtim, duke rrënuar në çdo cep. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- DayD Tower Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të luftoni për tu rikthyer në ditët e sotme pasi keni përfunduar në botën prehistorike. Duhet të shfrytëzoni teknologjinë për të mbijetuar dhe luftuar kundra krijesave gjigande që do të bëjnë të pamundurën për t'ju ndaluar.


Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


- Magical Mental Math, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Magical Mental Math eshtë një lojë mjaft e bukur me aventurë ku disa studentë matematicien do të transformojnë numrat për të arritur në objektivin final. Kini kujdes sepse do të duhen të gjitha njohurit që keni mbi matematikën, për të fituar çdo nivel.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment