Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:
- Mystic Castle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mystic Castle është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojës, një alkimist, të mbijetojë në një kështjellë të zotëruar nga forca magjike të cilat do të bëjnë të pamundurën ta ndalojnë atë.
- Fretboard Hero, nga 0.89€, falas. /iPhone
Fretboard Hero është një program edukativ muzikor i cili do t'ju ndihmojë në hapat e para të mësimit të kitarrës. Nëpërmjet kuiceve muzikore do të keni mundësinë të mësoni notat muzikore dhe ti memorizoni sa më mirë. Ja vlen ta merrni këtë program nëse kitarra është pasioni juaj.
- Wild Life: America, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Wild Life është një lojë edukative për fëmijë, ku ato duhet të kujdesen për kafshët të cilat jetojnë në pyjet e Amerkës. Duhet ti mbajnë pastër, ti kurojnë nga sëmundjet dhe të përmirësojnë kushtet ku ato jetojnë. Në këtë mënyrë fëmijët do të mësojnë shumë për kafshët e egra.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania
- 2 Things at Once, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
2 Things at Once është një lojë me temë kuic e cila do të vërë në lëvizje mëndjen tuaj. Ajo është krijuar për të stërvitur dy hemisferat e trurit në mënyrë që ai të jetë gjithmonë aktiv. Ja vlen ta provoni këtë lojë.
- Mystic Castle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mystic Castle është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojës, një alkimist, të mbijetojë në një kështjellë të zotëruar nga forca magjike të cilat do të bëjnë të pamundurën ta ndalojnë atë.
- Fretboard Hero, nga 0.89€, falas. /iPhone
Fretboard Hero është një program edukativ muzikor i cili do t'ju ndihmojë në hapat e para të mësimit të kitarrës. Nëpërmjet kuiceve muzikore do të keni mundësinë të mësoni notat muzikore dhe ti memorizoni sa më mirë. Ja vlen ta merrni këtë program nëse kitarra është pasioni juaj.
- Wild Life: America, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Wild Life është një lojë edukative për fëmijë, ku ato duhet të kujdesen për kafshët të cilat jetojnë në pyjet e Amerkës. Duhet ti mbajnë pastër, ti kurojnë nga sëmundjet dhe të përmirësojnë kushtet ku ato jetojnë. Në këtë mënyrë fëmijët do të mësojnë shumë për kafshët e egra.
Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment