Risia e fundit në lidhje me iPhone 7 ka të bëjë me kufjet, që nuk funksionojnë vetëm me iPhone, por edhe iPad, Mac dhe Apple Watch. Kufjet e reja wireless të Apple quhen AirPods, kanë formën e EarPods dhe lidhen me pajisjet iOS me anë të Bluetooth. Apple deklaron një cilësi audio fantastike AAC, më të lartë se kufjet EarPods.


Kufjet e reja AirPods i përgjigjen prekjes së gishtit për të aktivizuar asistentin Siri, për t'iu përgjigjur një telefonate ose për të kontrolluar muzikën. Në zemrën e kufjeve rreh chip-i W1, i dedikuar menaxhimit të eliminimit të zhurmave në sfond dhe çiftimit automatik me pajisjet në afërsi. Ka dy acelerometra, dy mikrofona dhe dy sensorë për të kuptuar kur kufjet ndodhen në vesh.


Bateria e brëndshme e këtij aksesori ka një autonomi prej 5 orësh. Charging Case që shitet sëbashku me kufjet, siguron një karikim prej 24 orësh, që ndodh duke vendosur sipër kufjet: 15 minuta karikim janë të barabarta me 3 orë bateri. Një kavo Lightninig, e përshirë në kuti, duhet të përdoret për të karikuar Charging Case.

AirPods do të jenë të disponueshme nga fundi i muajit tetor me çmimin 159$. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment