Kush e ka thënë që për të zhbllokuar një iPhone nëpërmjet Touch ID duhet patjetër të përdorim gishtërinjtë dhe gjurmët e tyre? Një artikull mjaft kurioz i publikuar në faqen Reddit tregon një listë të pjesëve të trupit që mund të regjistrohen në iOS dhe të përdoren për të zhbllokuar një iPhone nëpërmjet Touch ID!

Lista tregon se sensori është çuditërisht i zhdërvjellët dhe mund të zhbllokohet edhe me hundë dhe jo vetëm...

Pjesët e trupit kompatibël me Touch ID janë:

  • Gishtërinjtë
  • Pëllëmba e dorës (me vështirësi)
  • Gishti i madh dhe tregues i këmbës
  • Shputa e këmbës
  • Hunda (me shumë vështirësi)
  • Thembra e këmbës
  • Pjesa e prapme e gishtit tregues

Pjesë të tjera si barku, gjuri, veshët etj. nuk funksionojnë...
Gjithashtu, në Galaxy S7 pjesa më e madhe e pjesëve të trupit të përdorura në iPhone, nuk duket se funksionojnë! /iPhoneAlbania.

0 komente:

Post a Comment