Siç e dini, Pangu ka lëshuar një version të ri të programit që bën të mundur Jailbreak për iOS 9.2-9.3.3 në të gjitha pajisjet 64-bit. Tani programi është i disponueshëm edhe në gjuhën angleze dhe funksionon për të gjitha sistemet operative: Mac, Windows dhe Linux. Guida e mëposhtme është shumë ndryshenë krahasim me atë në gjuhën angleze.

Pajisjet kompatibël: iPhone 5s,  iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPod Touch 6G, iPad mini 2, iPad mini 3, iPad mini 4, iPad Air, iPad Air 2, iPad Pro da 9.7″, iPad Pro da 12.9″

Si të përgatiteni?

  • File IPA “NvwaStone_1.0.ipa” që mund ta shkarkoni nga ky link: http://pangu.io
  • Cydia impactor që mund ta shkarkoni nga ky link: macOS, Windows, Linux (32 bit) Linux (64 bit)
  • Një kompjuter (për të kryer të gjitha veprimet)
  • Një Apple ID (për të aplikuar çertifikatat që skadojnë pas 7 ditësh)

Guida Jailbreak iOS 9.2/iOS 9.3.3

1. Hapni file-in Cydia Impactor.
2. Lidhni pajisjen tuaj iOS me kompjuterin.
3. Tërhiqni file-in “NvwaStone v1.0.ipa” në aplikacionin Cydia Impactor.


4. Shtypni butonin "OK" për të vazhduar përpara.


5. Vendosni email-in e llogarisë tuaj Apple ID.


6. Vendosni password-in e llogarisë tuaj Apple ID.


7. Cydia Impactor do të përgatisë automatikisht gjithçka. Nëse gjithçka ka shkuar siç duhet, file IPA do të instalohet në pajisjen tuaj në mënyrë korrekte. Ndërsa nëse do të shfaqet ndonjë njoftim "error", kontrolloni nëse keni vendosur llogarinë e saktë Apple ID dhe fjalëkalimin.
8. Tek pajisja juaj, shkoni tek Settings > General > Device Management. Klikoni sipër profilit dhe autorizojeni.
9. Në pajisjen tuaj do të gjeni Pangu App, hapeni.
10. Shtypni butonin "Start" për të bërë Jailbreak.  /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment