Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Jet Ball Arkanoid, nga 1.79€, falas. /iPhone
Jet Ball Arkanoid është një lojë ku ju duhet të shkatërroni të gjitha blloqet me ngjyra duke i goditur ato me sferat që i kontrolloni ju. Për të kaluar në nivelin tjetër ju duhet ti shkatërroni ato sa më shpejt. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Pythagorea, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pythagorea është një program edukativ i cili i dedikohet studentëve të lëndës së Gjeometrisë. Nëpërmjet tij, ju do të mësoni konceptet e kësaj shkence duke vizatuar mbi ekranin e iPhone ose duke zgjidhur kuicet që ai do t'ju bëjë pasi të keni kuptuar teorinë.


Van Pershing, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë mund të luhet me dy mënyra, misione ose lojë pa fund. Në rastin e parë duhet të kryeni rreth 20 misione ku gjithmonë vështirësohen. Ndërsa në rastin e lojës pa fund mund të luani duke sfiduar miqtë tuaj në Game Center. Loja ofron disa lloje armësh dhe 7 lloje njerëzish gjysëm të vdekur që duhet ti asgjesoni me këto armë.


iRadio, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na ofron një listë me mbi 70.000 stacione radio nga e e gjithë bota të cilat mund të dëgjohen falas. Programi na lejon të kërkojmë këngën tonë të preferuar në kohë reale dhe do të na ofrojë një listë me stacionet radio që po transmetojnë ose do të transmetojnë këngën ose artistin që kërkuam.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment