Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

MarcoPolo Ocean, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
MarcoPolo Ocean është një program edukativ i cili do ti mësojë fëmijëve gjiçka në lidhje me karakteristikat edhe krijesat që jetojnë në oqean. Kjo gjë bëhet në mënyrë mjaft interaktive edhe të kuptueshme nga çdo fëmijë. Ja vlen ta merrni këtë program.


-Vox: Music Player, nga 5.99€, falas. /iPhone
Vox është një program i cili ju jep mundësinë të riprodhoni në iPhone shumë file muzikorë me formate të ndryshme si mp3, flac, apo wav. Sot mund ta merrni falas për një periudhë kohe të limituar.



8bitwar: Necropolis, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të vini në provë aftësitë tuaja taktike për të organizuar një ushtri kundra forcave armike. Loja është ndërtuar mbi një grafikë minimale e cila kujton lojërat e hershme ku edhe mund të luani online ose në mënyrë që të rrisni karrierën tuaj. 


Flight Unlimited 2K16, nga 3.99€, falas. /iPhone, iPad
Flight Unlimited është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një piloti avionësh të vërtetë. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur ku stimulohet çdo detaj i avionëve më të famshëm në botë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Little Galaxy Family, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Little Galaxy Family është një lojë mjaft e bukur në të cilën do të ndihmoni një djalë të ndërtojë jetën e tij në një planet të vogël dhe më pas të kërkojë rrugën për tu kthyer në shtëpi. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment