Wall Street Journal konfirmon zyrtarisht zërat e fundit: nuk do të ketë më iPhone me 16GB! Duke filluar nga iPhone 7, modeli bazë do të jetë ai 32GB! Një fotokamera më të fuqishme, video 4K, aplikacione dhe lojëra gjithmonë e më të rënda, e kanë bindur Apple që të heq dorë nga modeli bazë me 16GB, duke e zëvendësuar atë me një iPhone 32GB.

Kjo është pothuajse zyrtare pasi Wall Street Journal është një gazetë mjaft pranë ambientit Apple. WSJ konfirmon edhe fotokamerën dopio në iPhone 7 Plus dhe një fotokamera me lente më të madhe në iPhone 7. iPhone 7 mund të jetë i disponueshëm në versionet 32GB/64GB/256GB, ndërsa iPhone 7 Plus mund të jetë i disponueshëm në versionet 32GB/128GB/256GB. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment