Inxhinierët e Facebook Messenger për Mobile po testojnë një teknologji të re në shkëmbimin e mesazheve. Sipas drejtuesve të kompanisë, tashmë ka ardhur momenti që 900 milion përdoruesit e këtij programi të ndihen akoma më të sigurtë në komunikim.

Shifrimi End To End 
Teknologjia e përdorur është ajo e quajtura End To End e cila siguron që mesazhi, gjatë transferimit në rrjet, të jetë i shifruar me çelës privat i cili njihet vetëm nga marrësi dhe dërguesi. Edhe nëse mesazhet "kapen" nga kompanitë telefonike apo hacker-a, ato nuk do të arrijnë ti deshifrojnë nëse nuk kanë çelësin e duhur. Kujtojmë që iMessage dhe Whatsapp përdorin këtë teknologji tashmë.

Faza e testimit
Facebook ka ftuar vetëm një numër të limituar përdoruesish në fazën e testimit e cila do të përfundojë  kur inxhinierët të jenë të bindur se gjithçka shkon mirë. Më pas kjo teknologji do të aplikohet tek të gjithë përdoruesit e Facebook Messenger.

Deshifrimi i mesazheve
Integrimi i sigurisë End To End sjell dhe një tjetër problem, deshifrimin nga autoritetet shtetërore. Nëse instanca shtetërore kanë nevojë të lexojnë mesazhet për shumë arsye, do të jetë pothuajse e pamundur ti kenë ato nëse nuk kanë akses në të dy SmartPhone-ët që marrin pjese në komunikim. Për këtë mund t'ju kujtojmë çështjen e San Bernardinos në Amerikë si dhe shumë raste të tjera ku ka qënë e pamundur ti deshifronin ato. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment