SanDisk ka prezantuar një kover të ri që është në gjëndje jo vetëm të mbrojë iPhone-in por edhe të rrisë hapësirën deri në 128GB. SanDisk iXpand Memory Case është një kover për iPhone 6 dhe iPhone 6s që integron një memorie shtesë prej 32GB (59,99$), 64GB (99,99$) dhe 128GB (129,99$), që ofron mundësinë për të shpëtuar foto, video, dokumenta dhe file të tjerë.

Ky produkt është i disponueshëm në ngjyrat blu, gri, jeshil dhe të kuqe. SanDisk ka realizuar edhe një aplikacion që lejon organizimin automatik të fotove, videove dhe muzikës që shpëtoni në iXpand. Produkti është i disponueshëm vetëm në SHBA për momentin, por duhet të vijë së shpejti edhe në Europë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment