Pokemon Go është një nga lojërat më të bukura që mund të gjeni për momentin në App Store. E krijuar nga kompania Niantic Inc, loja sjell në iDevice historinë e një nga filmave vizatimorë më të bukur, po me të njëjtin titull. Suksesi i kësaj loje nuk vjen vetëm nga emri që ajo mban por dhe eksperienca mjaft e veçantë kur ju luani.

Qëllimi i lojës është të zbuloni të gjithë Pokemon të cilët fshihen kudo rreth jush. Rreth jush, sepse për ti gjetur ato duhet të hapni fotokamerën dhe të lëvizni duke kërkuar çdo personazh pas objekteve ku ato janë fshehur. Pikërisht kështu! Ju duhet të lëvizni rreth e përqark që ti gjeni. Kjo mënyrë e të luajturit është bërë mjaft e dashur për fëmijët pasi vihen në lëvizje por në të njëjtën kohë dhe argëtohen.

Por kjo lojë nuk është vetëm për fëmijë, sepse ju mund të luani me personazhet e gjetur, në beteja magjike ku do të zbuloni të gjitha sekretet e tyre dhe do të keni mundësi ti përditësoni ato duke blerë monedha të cilat do të rrisin aftësitë e tyre. Loja mund të shkarkohet falas nga App Store por për të avancuar sa më shpejt në misionet e tjera mund të blini monedha që siç thamë do të rrisin aftësitë e personazheve të lojës. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment