Një nga kompanitë më të famshme në prodhimin e lojërave dixhitale, Nintendo, duke parë zhvillimin e lojërave dixhitale në SmartPhone, ka vendosur të prodhojë kontrollorë fizikë për ti luajtur ato. Sipas drejtuesve të kompanisë, kjo ide, ka disa kohë që po konsiderohet si një sektor për tu zhvilluar në të ardhmen.

Kontrollorët ose Joystick fizikë do ti sjellin përdoruesit një eksperiencë mjaft të bukur dhe reale, në krahasim me mënyrën aktuale të të luajturit, e cila është prekja e ekranit. Gjitashtu do të sjellë në SmartPhone mënyrën klasike për të luajtur një lojë dixhitale, ku me siguri një pjesë e mirë e përdoruesve do ta mirëpresin këtë produkt.

Për ti paraprirë produktit në fjalë, Nintendo ka publikuar në App Store lojën e parë të saj për SmartPhone e cila quhet Miitomo. Gjithashtu pritet që gjatë fund vitit të vijnë edhe lojëra të tjera për të cilat nuk ka shumë detaje. Në artikujt në vazhdim do t'ju sjellim lajme të tjera në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment