Pasi kemi parë proçedurën standart për të kryer Jailbreak në iOS 9.2-9.3.3 me anë të një kompjuteri, në këtë artikull ju ofrojmë një guidë shumë më të thjeshtë që nuk kërkon përdorimin e kompjuterit, por që mund të kryhet direkt nga iPhone.

Jailbreak është i llojit Semi-Tethered, që do të thotë se nëse e fikni dhe rindizni pajisjen tuaj, Jailbrek do të fshihet nga pajisja juaj dhe nëse dëshironi të keni përsëri programin Cydia, duhet të bëni një zhbllokim direkt nga pajisja juaj.Mjafton të shtypni ikonën PP Jailbreak dhe të bllokoni telefonin që do të bëjë një reboot. Në këtë mënyrë Cydia dhe çdo tweak do të kthehen në pajisjen tuaj. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni guidën tonë.

Guida Jailbreak iOS 9.3.3 nga Safari

  • Së pari, duhet të keni një lidhje me interenetin.
  • Vizitoni këtë link direkt nga pajisja juaj iOS. 
  • Shtypni butonin "Install App" në faqen që do të hapet dhe instalojeni. 
  • Kthehuni në Home dhe prisni që të pëfundojë shkarkimi.
  • Mos shtypni ikonën e aplikacionit "PP", por hapni Settings
  • Shkoni tek General > Device Management dhe autorizoni aplikacionin.


  • Tani duhet të klikoni tek ikona e aplikacionit PP. Pranoni dërgimin e njoftimeve push kur të kërkohet dhe shtypni rrumbullakun blu. Kur të shfaqet imazhi i tretë që shikoni më poshtë, duhet të bllokoni iPhone-in duke shtypur butonin Power. Tani iPhone do të bëjë një reboot. 


Pasi të rindizet, do të shikoi që programi Cydia dhe dy aplikacione PP do të jenë instaluar në pajisjen tuaj. Nuk duhet t'i fshini pasi duke qenë një Jailbreak Semi-tethered, ju nevojiten për të aktivizuar Jailbreak në rast se e fikni telefonin. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment