Vijnë konfirmime të reja rreth iPhone 7 dhe butonit Home që pritet të ketë një teknologji të re touch shumë të ngjashme me Force Touch që është e pranishme në MacBook. Ky ndryshim do të transformojë butonin Home, që nuk do të jetë më fizik por do të jetë i ndjeshëm ndaj forcës që do të ushtrojmë.

Kjo risi do të garantojë edhe një papërshkueshmëri më të madhe të pajisjes, përveç një dizajni më të hollë në krahasim me modelin aktual iPhone 6s. Ndryshimi do të vihet re edhe nga pamja e jashtme, duke qenë se butoni Home do të jetë në një plan me pjesën tjetër të ekranit.

Janë konfirmuar edhe karakteristikat e tjera si: eliminimi i portës jack 3.5mm të kufjeve, fotokamera dopio në modelin Plus dhe Smart Connector për lidhjen e aksesorëve me iPhone 7 Plus. Macotakara flet edhe për 5 ngjyra: përveç katër ngjyrave klasike do të ketë edhe një model më të errët, me një ngjyrë të zezë të ngjashme me atë të Mac Pro. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment