Jailbreak për iOS 10 është praktikisht gati, por grupet e ndryshme të hakerave e mbajnë atë akoma sekret për të mos i ofruar mundësinë Apple që ta bllokojë atë. Dhe ka një surprizë edhe për sa i përket iOS 9.3.2. Gjatë Mobile Security Conference (MOSEC) në Shanghai, Pangu Team ka krijuar një porting të Cydia për iOS 10; dhe jo vetë: aplikacioni është përditësuar për të mbështetur edhe sugjerimet e Siri.

Kjo nuk do të thotë se është e sigurtë që do të lëshohet një program për Jailbreak sapo të publikohet versioni zyrtar i iOS 10 në shtator, pasi Apple mund ta bllokojë atë menjëherë. Por ka një lajm të mir, Pangu Team ka premtuar se do të lëshojë një program që bën të mundur Jailbreak edhe për iOS 9.3.2. Nuk ka akoma një datë zyrtare, por do të vijë shumë shpejt. Qëndroni të sintonizuar në faqen tonë për të gjitha zhvillimet e fundit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment