Google ka prezantuar në një event të veçantë versioni 7 të sistemit operativ Android për SmartPhone, i cili vjen nën emrin Nougat. Siç kishte premtuar, emri u zgjodh nga sugjerimet e bëra online dhe ishte pikërisht emri në fjalë i cili u pëlqye nga shumica e përdoruesve. Android Nougat vjen me shumë risi, përsa i përket funksioneve.

Funksioni Multi Windows do të vij me shumë përmirësime, gjithashtu është përmirësuar ndjeshëm edhe motorri grafik i cili mund të krahasohet me librarinë e Apple, Metal. Kjo do të thotë se lojërat do të shfrytëzojnë në maksimum fuqinë hardware të aparatit eleketronik. Libraria e krijuar nga inxhinierët e Google quhet Vulkan dhe mund të aksesojë direkt chip-in grafik me një kosto të ulët të konsumit të energjisë dhe performancë më të lartë.

Tjetër element i rreklamuar nga Google është teknologjia Daydream Virtual Reality, e cila është një teknologji inovative e cila do të krijojë realitet virtual për përdoruesin. Mënyra se si kjo teknologji do të shfrytëzohet, nuk është e qartë akoma por me siguri në ditët në vazhdim do t'ju sjellim detaje të tjera në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment