Corning Gorilla Glass është xhami mbrojtës për telefonët inteligjent i cili preferohet më së shumti nga prodhuesit e industrisë mobile. Gorilla Glass 4 ka hyrë në vitin e dytë dhe tani ka ardhur momenti për ti hapur rrugë Gorilla Glass 5.

Xhami Gorilla Glass shquhet për rezistencën ndaj gërvishtjeve por vazhdimisht ka dështuar përballë përplasjeve. Me Gorilla Glass 5, Corning premton xhamin më rezistent prodhuar ndonjëherë nga kompania. Corning thotë se produkti i ri mund të rezistojë në 80% të rasteve të rënies nga lartësia 1.6 metër.

Ajo vijon më tej të pretendojë se ky rezultat është katër herë më i lartë sesa ai i xhamave të konkurrentëve. Por kush janë konkurrentët? Samsung nuk është ndërsa Apple historikisht e ka mbajtur të fshehtë zinxhirin prodhues të iPhone. Përtej kësaj Gorilla Glass është shndërruar pothuajse në një monopol.

Megjithatë kohët e fundit Corning po përballet me konkurrencë nga Motorola me xhamin Shattershield aplikuar në Moto Z Force. Ajo që premton Motorola është për kushte ekstreme edhe pse mund të gërvishtet lehtësisht.

Sipas Corning shqetësimi kryesor i konsumatorëve është plasaritja e ekranit. Studimet tregojnë se 85% e konsumatorëve të saj u është përplasur njëherë në vit telefoni ndërsa në 55% e tyre më shumë se tre herë në vit. Gorilla Glass 5 tani është në shitje dhe pritet të shfaqet në telefonët e parë brenda fundit të vitit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment