Auto Warriors është një lojë e re për iPhone dhe iPad me një skenar apokaliptik. Një lojë strategji dhe aksion që do të vërë në provë të gjithë të apasionuarit e këtij zhanri. Do të keni në dispozicion një  seri automjetesh të blinduara me gjuajtës raketash dhe mina. Qëllimi juaj? Të luftoni!

Mund të luani plot 150 nivele ose të sfidoni miqtë tuaj online. Do të kontrolloni makinën tuaj dhe duhet të përballeni me pengesa të ndryshme në një arenë ku vetëm më i forti do të arrijë të mbijetojë. Nga karakteristikat kryesore është edhe mundësia për të zgjedhur llamarinën, rrotat, motorin, blindimin, armët dhe aksesorë të tjerë.

Auto Warriors është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment