Sipas The Wall Street Journal, Apple po kërkon të blejë kompaninë Tidal e cila aktualisht operon në sektorin e muzikës. Më saktë kompania ofron një listë me 40 milion këngë të cilat mund të aksesohen duke paguar një shumë prej 20$ në muaj. Aktualisht ajo rregjistron rreth 4.2 milion përdorues.

Në Mars të 2015 ajo u ble nga këngëtari Jay-Z për shumën 56 milion dollarë por në stafin drejtues bëjnë pjesë edhe 19 artistë të tjerë. Aktualisht kompania ka kontrata me një pjesë të mirë të artistëve më të famshëm nga e gjithë bota.

Kjo blerje mund të vlerësohet si një mundësi për të hyrë në tregun e shërbimit të muzikës nëpërmjet teknologjisë streaming dhe në të njëjtën kohë për të eliminuar dhe një konkurrent mjaft të rëndësishëm. Kujtojmë që kjo strategji është ndjekur më parë nga Apple duke blerë kompaninë Beats e cila ishte në pronësi të Dr. Dre. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment