Apple ka fituar licencën për përdorimin e një teknologjie, e cila ndalon kamerat të filmojnë gjatë një koncerti. Licenca  përshkruan një aparat telefonik, i cili merr sinjale të koduara më anë të infrave të kuqe, të cilat janë të pranishme në vendet publike.

Gjatë evenimenteve të tilla, në ekranin e telefonit tuaj shfaqet një informacion, i cili bën me dije se duhet të ndaloni së filmuari. Një gazetar i teknologjisë, tha se kjo teknologji mund të pengojë konsumatorët. “Kjo mund të dëmtojë Apple në sytë e disa njerëzve,” tha Stuart Miles, themelues i Pocket Lint.

“Njerëzit duan lirinë e fjalës dhe i cili është Apple që të më tregojë mua se nuk mund të regjistrojë diçka? ”Licencat e Apple janë të shumta, shumë kompani të mëdha e bëjnë këtë gjë. Licencat merren për një qëllim të caktuar, por përfundojnë duke e përdorur për diçka tjetër”, shtoi Miles

Licenca është paraqitur për herë të parë në vitin 2011 dhe ka pasur një shumëllojshmëri të skenarëve se në cilat raste mund të përdoret kjo teknologji.

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment