Apple ka lëshuar versionin e parë beta publik të iOS 10. Të gjithë përdoruesit e regjistruar mund të shkarkojnë dhe provojnë iOS 10 në iPhone dhe iPad. Ju këshillojmë të bëni një backup në iTunes përpara se të instaloni këtë version veta, pasi duke qenë se është pak i qëndrueshëm, mund të verifikohen probleme që kërkojnë t'i bëni restore.

Për të installuar versionin beta publik të iOS 10, duhet të shkoni tek faqja zyrtare direkt nga pajisja juaj iOS dhe të bëni login me adresën tuaj Apple ID. Më pas duhet të pranoni termat e shërbimit, në faqen më pas duhet të klikoni tek linku "enroll your iOS device" dhe më pas tek "Download profile".

Do të instalohet një profil për konfigurimin në pajisjen tuaj, që më pas do të bëjë një reboot. Pas rindezjes, duke shkuar tek Settings - Genera - Update Software, mund të instaloni versionin beta publik të iOS 10. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment