Në një event special të mbajtur në Cupertino, Tim Cook ka njoftuar të gjithë të ftuarit se Apple javën e kaluar ka shitur iPhone-in e 1 miliardë. Me këtë rast, ai ka mbajtur gjithashtu një fjalim në lidhje me këtë temë.

"iPhone është një nga produktet më të famshëm në historinë e teknologjisë, i cili ka ndryshuar dhe botën. Është bërë një mik për secilin nga ne. Gjitashtu është produkti që është prezent në pjesën më esenciale të ditës. Javën e kaluar ne kemi shitur produktin e 1 miliardë. Gjithmonë kemi luftuar për të bërë produktin më të mirë dhe jo ndër më të mirët, që do të bënte diferencën. Ju falenderoj të gjithëve  që na ndihmoni të ndryshojmë botën."

Të gjithë ju që keni një iPhone, tashmë ky produkt është prezent në çdo aspekt të jetës së përditshme i cili ruan momentet më të bukura dhe ju ofron dëfrim në kohën e lirë, por mbi të gjitha ndihmon në punën tuaj me funksionet e tij profesionale. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment